Postuar nga: stomatologu | 08/05/2009

NJOHURITE THEMELORE PER DHEMBET

 Zhvillimi i dhëmbëve
Njeriu gjatë jetës së vet do ti ketë dy gjenerata të dhëmbëve (denticione)
-gjeneratën e dhëmbëve të qumështit (denticioni parësor)
-gjeneratën e dhëmbeve të përhershëm (denticioni permanent)
Dhëmbët e qumështit janë gjithësej njëzet (20).Dhëmbët e parë dalim përfersisht pas muajit të gjashtë të jetës.ku se pari dalin dhëmbët e poshtëm prerës.Të gjithë dhëmbët e qumështit janë të dalur përafersisht deri në moshën 3 vjecare.
MBANI MEND: pas këtyre dy gjeneratave të dhëmbëve nuk ekziston asnjë zëvendesim tjetër natyrorë për dhëmbë!
 
Dhëmbët e përhershëm janë 28,pa dhëmballët e pjekurisë.I ashtuquajturi dhëmbi i pjekurisë paraqitet rreth moshës 20 vjecare.
 
-Pjeset kryesore të dhembit:
çdo dhembe ka pjesën e bardhe të dukshme që quhet kurora e dhëmbit dhe pjesën përforcuese ose ngulitëse në ashtin e nofulles e që quhet rrënja e dhëmbit.
Funksioni i dhëmbeve
-Funksioni kryesor i dhëmbëve është prerja,ndarja (copëtimi) dhe bluarja e ushqimit.Ku pas thërmimit dhe bluarjes së ushqimit,me ndihmën e pështymës bëhet faza fillestare e tretjes së ushqimit në gojë.Dhëmbët luajnë rol edhe në të folur të drejtë,sidomos në shqipëtimin e bashtingëlloreve:psh: t,th,s,dh,etj.Duhet theksuar se dhëmbët e pastër dhe të shëndoshë ngrisin pamjen estetike të fëmijës,ndaj kështu mundësohet një zhvillim normal-psikofizik.
SHKAKTARET E “HUMBJES” SE DHEMBIT
Ekzistojnë disa shkaktarë kryesorë që ndikojnë në “humbjen”e dhëmbit:
1.kariesi,prishja e dhëmbit.
2.pezmatimi (inflamcioni) i aparatit mbështetës të dhëmbit (paradontopatia)
3.trauma,humbja e dhëmbit për shkak të aksidentit.
 
KARIESI -karakterizohet me shkatërrim të smaltit (shtresa e parë e dhëmbit) me ecuri të panderprerë dhe me mundësi të përfshirjes së dentinës dhe të palcës së dhëmbit (shtresa e butë e dhëmbit).Kariesi nuk trashëgohet,por mund të “trashëgohen” shprehitë e këqija,moslarja e dhëmbëve te të gjithë anëtarët e familjes,edukata e ulët shëndetësore,mënyra e të ushqyerit etj.Ekzistojnë disa faktorë që shkaktojnë kariesin….bakteriet,foma e dhëmbit,ushqimi dhe lëngjet,pështyma,faktori kohë.
 
USHQIMET DHE LENGJET-paraqitja e kariesit nvaret edhe nga ushqimi që shfrytëzohet.Femijët që hanë ushqim të ëmbël dhe pijnë lëngje të pasura me sheqer,janë shumë më tepër të rrezikuar nga kariesi.Eshtë me rëndësi të thekësohet se sheqeri është prezent edhe në disa prodhime që ne nuk e presim psh: banane,pemë të thara,majonez,ketcup.
 
PRODHIMET E QUMESHTI DHE DJATHI I MBROJNE DHEMBET”
PASOJAT E HUMBJES SE DHEMBIT
-Dhëmbët e shëndosh janë xhavahire natyrore,prishja dhe humbja e tyre jep pamje estetike të shëmtuar !
-Humbja e tyre shkakton crregullime në përtypjen e ushqimit.
-Dhëmbët e prishur dhe pezmatimi i aparatit mbështetës të dhëmbit shkaktojnë erë të keqe të gojës.
-Zëvendesimi i dhëmbëve “te humbur” me proteza ka shumë mangësi : humbet shija,kushtojnë shtrenjtë etj…prandaj rëndësia e mbajtjes së higjienës së tyre është shume e madhe.
 
PREVENTIVA (MBROJTJA)E SEMUNDJEVE TE DHEMBIT
Për parandalimin e paraqitjes së sëmundjeve të dhëmbit dhe të gojës ekzistojnë katër faktorë kryesore:
 
HIGJIENA ORALE: nuk thuhet rastësishte se dhëmbët e shendoshe,ruajnë trupin e shëndosh.Poashtu ata që i pastërojnë dhëmbët rregullishtë,cmojnë ndjenjën e freskisë dhe të aromës së mirë të gojës.
 
Pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet:
-pas cdo shujte;dy deri tri herë në ditë
-gjithsesi gjdo herë para gjumit,
-se paku 2 minuta
 
Gjithmonë përdoreni pastën me fluor dhe mos e shpërlani gojën pasi ti pastroni dhëmbët por vetëm pështyni.
 
Ndërrojeni brushën tuaj kur të vjetërohet (cdo 3-4 muaj)
Nuk ka brushe familjare ! cdo anëtarë i familjes duhet ta kete brushën e tij.
 
USHQIMI
: Gati secilit i pëlqen ushqimi i ëmbël.Nuk do të ishte i mundur ndalimi i konsumimit i gjërave të ëmbla.Por,është me rëndësi që marrja e ushqimit të ëmbël të jetë në sasi më të vogël dhe të kontrolluar.
-ushqimet e preferuara,buka,djathi,arrat,pemët,qumështi dhe uji mineral.
 
VIZITA KONTROLLUESE TE DENTISTI (STOMATOLOGU)
-Vizitat e rregullta te dentisti janë tejet të rëndësishme për dhënien e këshillave dhe zbulimin e hershëm të prishjes së dhëmbit.Për këtë arsye preferohen vizita të rregullta (së paku dy herë në vit).

About these ads

Kategori

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: