Postuar nga: stomatologu | 09/05/2009

Duhani dhe Shendeti

” Shpirti i fuqishëm shpëton trupin e shëndosh”
-Pirja e duhanit është e rrezikshme dhe e dëmshme,duke shkaktuar dëme te mëdha në organizëm dhe vdekjen e mëhershme,por është numri i pakët i atyre duhangjive,që këtë të vërtet mund ta pranojnë dhe ta ndërpresin konsumimin e tij.Kjo është për arsye të varësisë psikologjike ndaj duhanit,si dhe për shkak të refleksit të formuar të duhangjiut.Nëse një duhanxhi konsumon 20 cigare në ditë,ai kryen 400 lëvizje dore,andaj lërja e duhanit nuk është e lehtë për të,ngase i mungojnë 400 bartje të një sendi në gojë.Shkenca bashkohore pierjen e duhanit e konsideron sëmundje,e cila perfshin shumë simptome negative në kronicitetin e saj.
Motivimi për pirje të duhanit–pirja e duhanit nuk është vetëm shprehi e thjeshtë,por paraqet një kompleks të tërë shprehish dhe situata shoqërore të duhanxhiut në jetën e përditdshme.Duhangjit zakonisht kanë këto shprehi:
–ato që kanë të bëjnë me arsye vetjake
–ato që kanë të bejnë me nevoja shoqërore dhe
–nevoja të tjera.
Numërohen vetëm disa nga arsyet më të rëndesishme të të pirit të duhanit:
=për shkak të nervozitetit
=për shkak të relaksimit
=për shkak të vetmisë
=për shkak të dietës
=për fitimin e vetëbesimit
=për rritjen e kënaqesisë
=për zbutjen e moskënaqesisë
=nga shprehia
=si një mjet për pagjumësi etj..
-Konsiderohet se në tymin e një cigareje gjenden rreth 70mg thërrmija të forta dhe 23mg gaz,të cilat ndikojnë në menyrë shkatërruese në mukozën e rrugëve të frymëmarrjes dhe traktit digjestiv.Nikotina është elementi me i njohur toksik i cigares.Ajo depërton në gjak dhe përhapet pothuaj në te gjitha stacionet e organizmit,duke u grumbulluar në mënyrë selektive në organet me rëndësi jetike:tru,në mushkëri dhe në gjëndra seksuale.Duke pirë 20 cigare në ditë,njeriu fut në trup 1gr të katranit të cigares i cili kryesisht mbetet në mushkëri.
Pasojat e pirjes se duhanit për shëndetin—
-Pirja e duhanit është shkaktari kryesor dhe i vetcantë i sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme.Duhanxhinjte vdesin 5-8 vjet më herët se ata që nuk pijnë dhe i ekspozohen rrezikut dy herë më shumë nga sëmunjda fatale e zemrës,dhjetë herë më shumë rrezikut nga tumori në mushkëri,disa herë nga rreziku i tumorit në fyt,pankreas,veshkë.Kur prindërit pijnë duhan,fëmijët e posalindur kanë peshë më të vogël,shpesh me infeksione të organeve të frymëmarrjes,me funksionim të dobët të mushkërive,me më tepër infeksione kronike të veshit,dhe më shumë mundësi për tu bërë duhanxhinjë më vonë.
Pirja e duhanit dhe shëndeti i femrës
-Ajo,zakonishtë do të dukej më e vjetër së që është mosha e saj e vërtet,rrudhat në fytyrë paraqiten herët,e fytyra merr ngjyrën me nuansa të tokes dhe atë të verdhë.Dhëmbët dhe thonjët shpesh hargjohen dhe zverdhën.Shpesh bëhet nervoze dhe inatosen e zemrohet pa arsye.Era e cigarës që ndihet nga goja e femrës e bënë atë jo tërheqëse.Mundësit më të mëdha që ti kthehet shëndeti dhe rinia e saj ta zbukuroje atë,janë shume më të mëdha në vitet e para të pirjes së duhanit,por shpesh këto mundësi i lëshojnë.Me rritjen e stazhit të pirjes së duhanit,rritet edhe numri i cigareve të pira,kështu që mundësia e ndërprejes është më e vështirë por e arritur.Të pimurit e duhanit është i dëmshëm jo vetëm për nënën e cila i jep sisë foshnjës,por njëqindë herë është më i dëmshëm për foshnjën e saj.
Pirja e duhanit dhe shëndeti i meshkujve
-Qeliza seksuale (spermatozoidi) e mashkullit i jep embrionit të ardhshëm gjysmën e informaciloneve psikologjike,anatomike dhe fiziologjike.Pirja e duhanit nuk është vetëm rrugë për vetëvrasje të ngadalshme por edhe për lindje defektoze të fëmijëve.Gjithashtu edhe ndikimi i duhanit në sistemin nervor qëndoror është shumë i madh.Tek meshkujt me përvoj të gjatë të pierjes së duhanit mund të lindin tumore malinjë të ndryshme.
Parapengimi i pirjes së duhanit
I. Ndryshimi i sjellejeve të duhanxhijeve dhe mbështetje që duhet dhënë joduhanxhive.
II. Ndryshimi i pikëpamjeve ndaj pirjes së duhanit,duke rrënjosur bindjen ndaj pirjes së duhanit si shprehi e dëmshme dhe e rrezikshme e jo si për një shprehi të domosdoshme.
III. Ndryshimi i përberjes së duahnit.
IV.Të ndryshuarit e mendimit për mospirjen e duhanit si normë e detyruar e sjelljes në shoqëri.
Për të qenë efikase lufta kundër pirjes së duhanit duhet që të inkuadrohet tërë shoqëria në këtë aktivitet të madh.Duhet që në mënyrë profilaktike të luftohet nëpër shkolla me të rinjët ku ende pirja e duhanit nuk është bërë shprehi shkatërruese.
“Suksesi me i madh në luftën kundër pirjes së duhanit është ndyshimi i sjelljeve vetjake

About these ads

Kategori

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: